Stay Signed In
Do you want to access your site more quickly on this computer? Check this box, and your username and password will be remembered for two weeks. Click logout to turn this off.
Stay Safe
Do not check this box if you are using a public computer. You don't want anyone seeing your personal info or messing with your site.
Jo, nuk është ashtu! Por ju punoni edhe më zi, ju nuk përfillnit bonjakun, Nuk cytni njëri-tjetrin për ta ushqyer të varfërin,
Dhe ju e hani me të madhe trashëgimin (padrejtë).Dhe pasurinë e doni së tepërmi.(Surja Fajr: 17-20)
Mendoji dy njerëz. Njëri nga ata e di se do ta takojë Allahun dhe e di se çdo veprim i tij ka një kompensim. Tjetri, për dallim nga i pari, supozon se nuk do t’i jap llogari askujt. Sigurisht, ka një dallim të madh ndërmjet asaj se si sillen këta dy njerëz. Dikush, i zhveshur nga frika prej Allahut, ka gjasa të kryejë një ligësi e të injorojë të gjitha llojet e imoralitetit sa herë që ndjen se interesi i tij është në pikëpyetje. Dikush që, për shembull, me gatishmëri vret një qenje njerëzore pa ndonjë arsye të qartë ose vetëm për interes të botës, e bën këtë sepse nuk ka frikë nga Allahu. Sikur besimi i tij në Allah dhe në botën e përtejme të jetë i palëkundur, ai kurrë nuk do të marrë guxim që të bëjë diçka, për të cilën nuk do të mund të jap llogari në jetën e përtejme.
Në Kuran, rrëfimet për të bijtë e profetit Adem, paqja qoftë mbi të, janë dhënë si shembuj për të fituar vëmendjen tonë mbi dallimin e saktë ndërmjet personit që i frikësohet Allahut dhe atij që nuk i frikësohet:
Lexoju atyre (jehudive e të tjerëve) ngjarjen e vërtetë të dy djemve të Ademit, kur të dy flijuan kurbanë, nga të cilët njërit iu pranua. Ai (që nuk iu pranua) tha: “Unë do të të mbys ty” (Kabili i tha Habilit). E ai (që iu pranua) tha: “All-llahu pranon vetëm prej të sinqertëve”, Dhe, nëse ti e zgjatë te unë dorën tënde për të më mbytur, unë nuk e zgjas te ti dorën time për të mbytur; unë i frikësohem All-llahut, Zotit të botërave!” (Surja -Ma'ida: 27-28)
Ai që nuk i frikësohet Allahut guxon të vrasë vëllain e tij pa rrahur qerpikun, edhepse vëllai i tij nuk ka asnjë faj, përderisa viktima, përkundër faktit se është i kërcënuar me vdekje, thotë se madje as nuk do të orvatet që të vrasë vëllain e tij. Kjo është pasojë e frikës së këtij personi nga Allahu. Kështu, kur individët e një shoqërie të kenë frikë nga Allahu, atëherë vrasja, shtypja, padrejtësia, të cilat Allahu nuk i miraton, do të përfundojnë.
Të qenit i pandërgjegjshëm është ndër dëmet madhore ndër të cilat shpjegohet mungesa e frikës nga Allahu. Njerëzit e pandërgjegjshëm madje as që orvaten ti ndihmojnë njerëzit që vuajnë.
Lakmia për botën gjithashtu llogaritet si shkak për mizoritë dhe imoralitetin e njeriut. Brenga kryesore për shumë njerëz është se mos varfërohen, ose se nuk do të kenë ndonjë garancë për të ardhmen e tyre. Këto shqetësime shpjegojnë esencialisht se pse mitoja, korrupsioni, vjedhja, dëshmia e rreme e prostitucioni janë bërë mënyrë e jetesës për shumë njerëz. Për disa që kanë besim në Allahun, sidoqoftë, miratimi i Allahut është mbi të gjitha gjërat e tjera. Personi i tillë i shmanget çdo gjëje që e bën atë të humbasë miratimin e Allahut. Në zemrën e tij, ai strehon vetëm frikën nga Allahu; as vdekja, as uria, e as vuajtja nuk mund ta devijojnë atë nga rruga e drejtë.
Rrjedhimisht, personi që ka frikë nga Allahu, nuk devijon kurrë nga Kurani, pa marrë parasysh rrethanat. Në mënyrë të njëjtë, ai është i besueshëm. Ai gjithmonë vepron me ndërgjegje. Duke pasur ndjenjën e thellë se Allahu i sheh e i dëgjon të gjitha, ai nuk synon të veprojë kundër ndërgjegjes së tij madje as kur është vetëm.
Mungesa e religjionit e nxit humbjen e ndërgjegjes. Për ta bërë këtë më të qartë, mendoni për dikë që nuk heziton të ikë nga vendi i ngjarjes, pasi ta ketë goditur dikë me makinë në rrugë. Ka indikacione të dukshme se ai person është i distancuar nga religjioni. Ky njeri, që pa kurrfarë ndërgjegje e lë një qenje njerëzore të vetëm në agoni në mes të rrugës, i cili, përndryshe do të kishte gjasa të mbijetonte, mendon se mund t’ju shmanget njerëzve duke ikur prej tyre. Sidoqoftë, ai kurrë nuk mendon se Allahu e rrethon atë, duke e parë e dëgjuar në çdo sekondë. Askush nuk mund të ikë kurrë nga dhënja llogari dhe nga dita e dhënjes së llogarisë. Allahu do t’ia kthejë të gjithëve për të gjitha padrejtësitë, mizoritë, dhe veprat e pandërgjegjshme në ditën e dhënjes së llogarisë:
…Kush bën hile, ai në ditën e kijametit vjen i ngarkuar me atë që ka bërë, pastaj secilit njeri i jepet ajo që e ka fituar, duke mos iu bërë e padrejtë.A është i njëjtë ai që iu bind All-llahut dhe kërkoi kënaqësinë e Tij, si ai që tërhoqi kundër vetes hidhërim të madh nga All-llahu dhe e ardhmja e tij është xhehennemi, që është përfundim shumë i keq? (Surah Ali 'Imran: 161-162)
Kur njerëzit përkujtohen në ajetet e Allahut dhe udhëzohen për këtë të vërtetë të rëndësishme, veprat e këtilla të paskurpullta do të parandalohen.
Një shembull i njerëzve me qëndrim të paskurpullt, të distancuar nga religjioni, janë njerëzit të cilët ofrojnë kujdes mjekësor kinse janë mjekë, edhepse nuk kanë asnjë shkollim përkatës. Megjithëse plotësisht injorantë në secilën fushë të mjekësisë, njerëzit e tillë me gatishmëri mashtrojnë pacientët dhe marrin guximin t’i mjekojnë ata, pa u merakosur për kërcënimet serioze që mund të paraqesin për shëndetin e tyre. Veprat e tilla të paskrupullta mund të përfundojnë madje edhe me vdekjen e pacientit. Duke injoruar plotësisht këto jopërparësi ata mendojnë vetëm për sigurimin e përfitimeve dhe fitimin e parave. Sidoqoftë, në një nga ajetet e Tij, Allahu i urdhëron besimtarët që të : "T’ua kthejnë besimin atyre ndaj të cilëve kanë obligim”. (Surja Nisa': 58) Shëndeti i personit, poashtu, është i çmuar. Prandaj, në pajtim me ajetin e lartëpërmendur, njerëzit duhet t’i shmangen praktikimit të profesionit për të cilin nuk janë të shkolluar, që të mos jenë në pozitë për të lënduar njerëzit e tjerë.
Ai që bën hile në ditën e kijametit vjen i ngarkuar me atë që ka bërë, pastaj secilit njeri i jepet ajo që e ka fituar, duke mos iu bërë e padrejtë.
A është i njëjtë ai që iu bind All-llahut dhe kërkoi kënaqësinë e Tij, si ai që tërhoqi kundër vetes hidhërim të madh nga All-llahu dhe e ardhmja
e tij është xhehennemi, që është përfundim shumë i keq?
(Surja Al 'Imran: 161-162)
Në të gjitha rrugët e jetës, njeriu ka gjasa të ndeshë akte të paskrupullta, të kryera nga njerëz që nuk i frikësohen Allahut. Duke dështuar që të njohë afërsinë e Allahut dhe duke dështuar që të mendojë mbi këtë, njeriu me gatishmëri përgojon një njeri të ndershëm. Ndërkohë, ai mendon vetëm se si t’i bindë njerëzit për pafajësinë e tij dhe t’i bëjë ata që t ‘i besojnë fjalëve të tij. Personi i tillë është plotësisht i zbrazur nga të kuptuarit se Allahu është dëshmitar i të gjitha gjërave, dhe se pa asnjë përjashtim, gjithçka do të paguhet në jetën e përtejme. Në këtë kuptim, fakti që të pafajshmit i nënshtrohen provave të hidhura, se ndjehen fatkeqë ose se janë dërguar në burg, nuk e shqetëson ndërgjegjen e tij. Allahu, në Kuran shpall dënimin që do ta marrë shpifësi, si në vijim:
Kush bën ndonjë gabim ose mëkat, e pastaj atë ia hudh një të pafajshmit, ai ngarkohet me një shpifje e me një mëkat të hapët. (Surja Nisa': 112)
S'ka dyshim se ata që trilluan shpifjen, janë një grup prej jush. Ju mos e merrni atë si ndonjë dëm për ju, përkundrazi, ajo do të jetë në dobinë tuaj. Secilit prej tyre do t'i takojë dënimi sipas pjesëmarrjes në mëkat, e atij prej tyre që e barti pjesën e madhe (të shpifjes) i takon dënim i madh. (Surja Nur: 11)
Personi që nuk i frikësohet Allahut, nuk i respekton dhe nuk i vlerëson njerëzit e tjerë. Mungesa e kësaj frike shpjegon pse pronarët e shumë restoraneve nuk e zhvillojnë biznesin e tyre në higjienë ose pse shumica e të rinjve nuk i respektojnë më të vjetrit. Ngjashëm, duke mos pasur frikë nga llogaritë që do t’i jepen Allahut, njerëzit në dhomat e emergjencës vdesin për shkak të pakujdesit, kurse njerëzit e përbuzur e të varfër dhe miliona të tjerë të pafajshëm masakrohen nga dora e hekurt etj.
Në shoqëritë me pjesëtarë që frikësohen nga Allahu, asnjë nuk angazhohet në gjëra të këtilla, sepse ata janë të vetëdijshëm se çdo prapësi që kryen njeriu në këtë jetë, do ta takojë në botën tjetër. Me individë që kanë ndërgjegje të shëndoshë, një shoqëri është e caktuar për të gëzuar paqen dhe ndjenjën e drejtësisë. Shmangja e rreptë nga pangopësia, prostitucioni dhe format e tjera të imoralitetit, bashkë me të treguarit e vlerave si respekti, dhembshuria e mëshira, sigurojnë lidhje të pathyeshme familjare të cilat, pamohueshëm, janë esenciale për një shoqëri të fortë. Shoqëria gëzon baza të qëndrueshme kryesisht për shkakun se njerëzit shfaqin besnikëri ndaj njeri tjetrit
TË JETUARIT SIPAS KURANIT SJELL DREJTËSINE E VËRTETË
All-llahu urdhëron drejtësi, bamirësi, ndihmë të afërmve, ndalon imoralitetin, të neveriturën dhe dhunën. Ju këshillon ashtu, që të merrni mësim.
(Surja Nahl: 90)
Drejtësia është një ndër thelbësoret për mbajtjen e rendit social. Secili shtet përdor sistemin e vet individual të drejtësisë. Sidoqoftë, duke parë vështirësitë e vazhdueshme në sistemet bashkëkohore të drejtësisë, kërkimet për një model ideal nuk kanë përfunduar kurrë.
Ka një thelb të sistemit ideal të drejtësisë që aspirohet kudo në botë: e ky është krijimi i një mekanizmi gjyqësor në të cilin secili person është i shpërblyer tërësisht për veprat e tij pa qenë subjekt i çfarëdo diskriminimi të paragjykuar. Pavarësisht metodave të reja, qasjeve të ndryshme, dhe projekteve e zgjidhjeve të sajuara për të arritur këtë model ideal, të ushtruarit e gjyqësisë mbetet ende një rrugë e vështirë për t’u ndërmarrë.
Prishja morale e shoqërisë është arsye për këto situata të pafavorshme. Prishja, një pasojë e thjeshtë e mos zbatimit të vlerave të urdhëruara nga Allahu, i sjell dëme shoqërive në të gjitha fushat e jetës.
Sërish, kjo prishje është arsye e mashtrimit, mitos, padrejtësisë dhe shumë të këqijave sociale. Jeta e përditshme gëlon nga shembuj të këtij lloji. Një situatë e hasur shpesh, fjala vjen, në biznes, është biznesmeni i cili mashtron partnerët e vet dhe i gënjen ata duke i përvetësuar paratë e tyre, shtëpitë e makinat. Ndërkohë, miqësia e gjatë dhe humbjet materiale e shpirtërore të palës që vuan nuk kanë ndonjë domëthënje për mashtruesin. Duke qenë të brengosur në rradhë të parë për interesat vetjake, vlerat sikurse miqësia, lidhjet familjare, spiritualiteti, kohezioni social dhe morali i mirë nuk kanë ndonjë domethënje për mashtruesin.
Të gjitha raportet që ky person i krijon me këdo qoftë do të jenë nën ndikimin e një shpjegimi të tillë, meqë ai dështon për të reflektuar se Allahu është i informuar për të gjitha ato që bën ai, dhe se ai do të përgjigjet për të gjitha veprat që bën. Ai kurrë nuk e mendon se mashtrimi është një fitim i padrejtë dhe një sjellje e padrejtë kontribuon për këtë shpjegim të shtrembër.
Shembulli në vijim do të kontribojë për të kuptuar këtë më thjeshtë: personi që beson se mashtrimi është një krim i tmerrshëm, do t’i shmanget atij gjatë tërë jetës. Njëherësh, kur dikush mendon se mund të nxjerrë ndonjë përfitim personal, ai duhet të ofrojë dëshmitarë të rrejshëm kundër tjetrit ose duhet të shpifë për tjetrin për diçka për të cilën personi tjetër është krejtësisht i pafajshëm. Ndërkohë, ai mund të gjejë ngushëllim në disa shfajësime: se e kanë detyruar kushtet ose se përgjegjësitë ndaj familjes së vet e kanë përgatitur terrenin për një krim të tillë…pa marrë parasysh se cilat janë këto shfajësime, mbetet fakti se mashtrimi është i ligë nën çfarëdo rrethanash.
Këto motive të lartëpërmendura paraqiten veçanërisht në kohët kur njerëzit e ndjejnë se në shënjestër janë interesat e tyre. Këto shpjegime poashtu janë të vërteta për vjedhësit, mashtruesit dhe shtypësit. Në shoqëritë e mbushura me njerëz me interesa vetjake, ekzistimi i padrejtësisë, konflikti I interesave dhe kaosi është i paevitueshëm.
Pa marrë parasysh, se cilat janë forcat imponuese, personi që jeton sipas Kuranit kurrë nuk do të ndalet e të kryejë këto vepra të liga dhe kurrë nuk do të paraqes qëndrime kontradiktore ndaj vlerave. Dikush që i frikësohet, Allahut nuk harron kurrë se një ditë ai do të takohet me çdo vepër të cilën e ka bërë dhe me secilën fjalë që e ka thënë. Padrejtësia, që është një rezultat i prishjes morale siç është ndjekja vetëm e interesit vetjak, krijimi rezervë i pronave, injorimi i atyre që kanë nevojë dhe i atyre në vështirësi, ka një zgjidhje unike: përhapjen e vlerave të Kuranit ndër njerëz. Kjo sepse në Kuran, Allahu urdhëron robërit e Tij që besojnë e jetojnë sipas këtyre vlerave superiore që të jenë:
O ju që besuat, vazhdimisht të jeni dëshmues të drejtë për hirë të All-llahut edhe nëse është kundër (interesit) vetvetes suaj, kundër prindërve ose kundër të afërmve, le të jetë ai (për të cilin dëshmohet) pasanik ose varfnjak, pse All-llahu di më mirë për ta. Mos ndiqni pra emocionin e t'i shmangeni drejtësisë. Nëse shtrëmbëroni ose tërhiqeni, All-llahu plotësisht di ç'ka punoni. (Surja Nisa': 135)
All-llahu urdhëron drejtësi, bamirësi, ndihmë të afërmve, e ndalon nga imoraliteti, nga e neveritura dhe dhuna. Ju këshillon ashtu që të merrni mësim. (Surja Nahl: 90)
Në shoqëritë ku njerëzit kanë një mirëkuptim për drejtësinë, ashtu siç është shpjeguar në ajetin e lartëpërnmendur, padrejtësia nuk mbizotëron. Kjo ndodh sepse në vendin ku zbatohen vlerat e Kuranit e të Sunetit, ushtrimi i rreptë i drejtësisë është thelbësor. Në praktikimin e kësaj drejtësie, lidhjet familjare të ndokujt, pasuria, statusi ose faktorët e tjerë nuk lejojnë përjashtime. Pavarësisht nga kjo, zbatimi aktual i sistemeve të drejtësisë përreth globit është më se i ndryshëm. Në disa raste, duke marrë në konsideratë pasurinë e dikujt, statusin ose rrethanat sociale, krimet e tij thjeshtë injorohen ose dënimet janë më të lehta. Kjo nuk ka gjasa të ndodhë në shoqëritë ku mbizotëron drejtësia reale. Faktorët siç janë lidhjet familjare, pasuria ose statusi kurrë nuk janë arsye për t’u larguar nga drejtësia
KODIFIKIMI I PARË I KUR'ANIT (A.SH.)
Siç kemi përmendur më lartë, Muhammedit a.s. iu shpall Kur'ani Famëlartë nga All-llahu xh.sh. për 23 vjet me rradhë.
اdo ajet që i zbritte Muhammedit a.s., muslimanët që dinin shkrim-lexim e shkruanin, gjersa shumë të tjerë e mësonin përmendsh.
Vetë Muhammedi a.s. çdo ajet të Kur'anit ia ka diktuar sekretarit të vet, Zejd b. Thabitit. Kur'ani është shkruar në papiruse, fashë të lëkurës, brinj delesh, gjethe të hurmës dhe pllaka të gurit të bardhë.
Gjatë jetës së Muhammedit a.s., në Medine ka pasur shumë prej atyre të cilët e kanë ditur Kur'anin përmendsh, ndërsa të gjithë ata që kanë ditur shkrim-lexim kanë shkruar disa sure (kaptina) po bile edhe të gjithë Kur'anin dhe me ndërgjegje të plotë e kanë ruajtur. Kur Muhammedi a.s. mbaroi misionin e vet dhe u transferua në botën tjetër, askush nuk mendoi për tubimin e Kur'anit në një libër të veçantë, po bile as vetë Muhammedi a.s. nuk e bëri një gjë të tillë, po edhe pas vdekjes nuk porositi. Mirëpo, pas betejës së Jemames, ku ranë dëshmorë 70 hafiza të Kur'anit, Umeri r.a. kërkoi prej Ebu Bekrit r.a. që të marrë iniciativën për tubimin (kodifikimin) e Kur'anit në një vend dhe ta ruajë në një vend të sigurt.
Ebu Bekri në fillim ishte i luhatshëm dhe thoshte: „Si mundem të marrë përsipër një gjë të këtillë për të cilën kurgjë nuk ka folur Pejgamberi a.s."
Por, kur Umeri r.a. e bindi atë se me humbjen e hafizëve të Kur'anit mund të vijë në pyetje edhe vetë autencititeti i Kur'anit, pasiqë papirusët dhe fashat e lëkurës në të cilët ishte shkruar shpallja lehtë mund të humbeshin, Ebu Bekri e pranoi dhe e thirri sekretarin kryesor të Muhammedit a.s., Zejd b. Thabitin dhe ia besoi këtë detyrë.
Mes tjerash Zejd b. Thabitit i tha: „Ti je djal i ri dhe i mençur, nuk dyshojmë në ty gjersa ti e ke shkruar Shpalljen e Pejgamberit a.s. dhe e ke përcjellë atë, tuboje pra". E pastaj Zejdi tha: „Për All-llahun, sikur të më obligonin të luaj kodrën nga vendi i vet, nuk do t'ishte më rëndë për mua se kjo që më urdhëroi Ebu Bekri për tubimin e Kur'anit". Zejd b. Thabiti, pas urdhërit të halifit e formoi komisionin prej njohësve të mirë të Kur'anit në mes të cilëve kanë qenë Ubejd b. Kabi, Aliu r.a. dhe katër Abdull-llahët të cilët kanë qenë të njohur si hafizë më të mirë.
Komisioni e filloi punën e vet nën kontrollin e Umerit. Të gjitha papiruset, fashet e lëkurës etj., në të cilat ishte i shkruar Kur'ani, Zejdi i solli dhe ia dorëzoi komisionit. Përveç asaj, Bilalli, muezini i Muhammedit a.s. prej një vendi të lartë i thirri të gjithë besimtarët që kush ka të shkruar Kur'anm ose ndonjë sure ose ndonjë ajet të tij, t'i sjellin në xhami dhe t'ia dorëzojnë komisionit.
Të gjithë besimtarët e sidomos gratë që kishin pjesë të shkruar të Kur'anit, sollën shumë materiale të cilët i rregulloi komisioni, pasi që u vërtetua autencititeti i tyre duke krahasuar dhe dëgjuar hafizat, komisioni kaloi në punë.
Umeri r.a. për çdo ajet të shpallur kërkonte dokument të shkruara dhe dy dëshmitarë, kërkonte se kur është shpallur ajeti dhe shkakun e shpalljes së tij. I vetmi ajeti 129 i sures së nëntë është gjetur vetëm te Huzejme ibën Thabit Ensariu, e pasi që ai ishte besimtarë i vërtetë dhe i besueshëm, u pranua prej tij ky ajet edhe për atë ajet nuk janë gjetur dy argumente të shkruaia.
Pas një pune të gjatë dhe të ndërgjegjshme, komisioni ia dorëzoi Umerit r.a. Kur'anin e shkruar në suhufe - fletë të posaçme.
Komisioni nuk i është përveshur punës që rradhitja e sureve të bëhet në mënyrë kronologjike.
Pasi qe Umeri r.a. edhe një herë i lexoi fletët, suhufet në prezencë të shokëve më të vjetër të Muhammedit a.s. dhe të katër hafizëve të lartshënuar, ia dorëzoi krejt Kur'anm e tubuar Ebu Bekrit r.a..
Ebu Bekri, këto fletë i ruajti gjer në atë moment, kur muslimanët një ditë para vdekjes së tij e njohën Umerin për halif. Pastaj Ebu Bekri ia dorëzoi Umerit, e Umeri i ruajti gjer në vdekje, ndërsa pastaj duke mos ditur se kush do të zgjedhet halif pas zgjedhjes së tij, ia dorëzoi bijës së vet Hafsës, bashkëshortes së Muhammedit a.s. Ajo e varrosi në tokë në dhomën ku ishte i varrosur Pejgamberi a.s. (Reudatul - Mutahhere).
ZGJEDHJA E EBU BEKRIT PËR HALIF (632-634)
Muhammedi a.s. nuk caktoi pas vdekjes së tij atë, por këtë çështje e la ta zgjedhin vetë muslimanët.
Pas vdekjes së Muhammedit a.s. nuk ishte e mundur që të lehet shteti pa udhëheqës, prandaj para se të përfundonte varrimi i Muhammedit a.s. disa personalitete prej radhëve të Ensarëve dhe Muhaxhirëve tobohen afër shtëpisë së Sa'd ibën Ubades, në Sekife Beni Saide për të zgjedhë halifin - zavendësin e Muhammedit a.s.
Dëshira e Ensarëve ishte që ta zgjedhin Sa'd ibën Ubade i cili u mbajti një fjalim në të cilin tha se kjo e drejt u takon vetëm atyre, për arsye se ata e kishin ndihmuar dhe mbrojtur Muhammedin a.s.
Pasi që u informuan për këtë tubim të parët e Muhaxhirëve: Ebu Bekri, Umeri etj. të cilët së shpejti shkuan në Sekife Beni Saide. Umeri u përgatitë që në këtë rast të fliste diçka, por Ebu Bekri nuk i dha leje.
Ebu Bekri ishte njeri i mençur dhe i butë. Së pari e falenderoi All-llahun xh.sh. e pastaj i përmendi meritat e Muhaxhirëve, përmendi se ata janë të parët të cilët kanë përqafuar Fenë Islame dhe se për hirë të saj kanë përjetuar të gjitha mënyrat e mundimeve dhe torturave. Pastaj përmendi meritat e Ensarëve ashtu që nuk la gjë pa përmendë. E më në fand u tha se Muhammedi a.s. ka thënë: „Imamët, udhëheqësit janë prej kurejshitëve", pra le të jenë prej nesh emirët e prej jush vezirët.
Pasi që Ebu Bekri e përfundoi fjalimin, ngrihet Habbab Bin Mundhiri anëtarë i fisit Hazrexh dhe filloi t'i nxitë Ensarët me qëllim që të mos lejojnë të kaloj udhëheqsia e shtetit në duar të Muhaxhirëve. Ai në mes tjerash tha: „Ju jeni më të fortë, më të pasur, në numër më shumë dhe më me eksperiencë". Kurse më në fund u tha se nëse nuk pëlqejnë të marrin pushtetin në duar të tyre atëherë le të jetë prej Ensarëve një emir dhe prej Muhaxhirëve një emir. Mirëpo, këtë e kundërshtoi Umeri r.a. i cili tha se dy emira nuk mund të udhëheqin në të njëjtën kohë. Pas اalëve të Umerit, Habbabi përsëri iu drejtohet Ensarëve duke i këshilluar që të mos lëshojnë prej duarve këtë gjë dhe mos t'u vënë veshin fjalëve të Umerit.
Kështu në mes Umerit dhe Habbabit u zhvillua një dialog i gjerë, ndërsa më vonë ndërhyri Ebu Ubejdja i cili kur pa se çështja filloi të marrë një kahje tjetër u drejtu kah Ensarët me këto fjalë: „O Ensarë ju keni qenë të parët që e keni ndihmuar dhe përkrahur Muhammedin a.s., e mos bëheni edhe të parët që do të bëni ndryshime". Pastaj u ngrit në kembë Beshir ibën Sa'di, anëtar i fisit hazrexh i cili në mes tjerash u tha ensarëve se Muhammedi a.s. është prej fisit kurejsh dhe se fisi i tij meriton te udhëheqë më shumë se të tjerët, pasha All-llahun xh.sh. unë nuk do të kundërshtoj kurrë në këtë gjë. Frikoheni prej All-llahut xh.sh. e mos iu kundërshtoni dhe mos konfrontoheni me atë. Ndërsa Ebu Bekri pas këtyre fjalëve tha: „Qe ku është Ebu Ubejdja, e qe ku është Umeri, zgjedhni cilin të doni prej këtyre të dyve". Umeri dhe Ebu Ubejdja njëzërit iu përgjegjën duke thënë: „Jo pasha All-llahun nuk mund ta marr një gjë të tillë përsipër kur ti je më i miri i Muhaxhirëve, shoku i Muhammedit a.s. në shpellë, zëvendësi i tij në namaz e namazi është obligimi më i vlefshëm i muslimanëve, e kush pra mund ta marrë këtë gjë përsipër para teje"! Shtrie dorën ta japim besën (të të njohim për halif). Më vonë ia shtrinë dorën Umeri, Ebu Ubejdja dhe Beshir ibën Sa'di e më vonë edhe të pranishmit e fisit Evs, edhe pse disa ekstremistë përdorën disa fjalë të papëlqyeshme.
Në këtë besëlidhje nuk mori pjesë vetëm Aliu r.a. dhe ata që ishin me te sepse ata ishin të zënur me përgatitjen e Muhammedit a.s. Mirëpo, më vonë edhe ai i shtrini dorën Ebu Bekrit dhe e njohu për halif, zëvendës të Muhamedit a.s.
Një ditë pas zgjedhjes në Sekife, bëhet besëlidhja universale në xhami ku ngritet dhe mban një fjalim Umeri r.a. dhe pas fjalimit u tha njerëzve: „Ngrituni dhe shtrinja dorën Ebu Bekrit". Kështu të gjithë njerëzit e pranuan Ebu Bekrin udhëheqës të Shtetit Islam.
Përfundojmë këtë rrëfim me fjalimin e Ebu Bekrit që e mbajti pas zgjedhjes. Fjalim ky, që arsyeton konceptin e udhëheqësisë supreme të muslimanëve të parë dhe bazat e politikës universale të Ebu Bekrit.
Ebu Bekri në fillim si zakonisht e falenderoi All-llahun xh.sh. e pstaj tha: „O njerëz jam zgjedhur udhëheqësi i juaj edhe pse nuk jam më i miri në mesin tuaj. Nëse pra sillem mirë, më ndihmoni e nëse sillem keq më përmirësoni. E vërteta është besë (amanet), rrena është tradhëti, ai i cili në mesin tuaj konsiderohet i dobët te unë është i fuqishëm, kurse i faqishmi te ju, i dobët konsiderohet te unë. Nuk ka popull (në Botë) që i ka ikë luftës në rrugë të All-llahut, e që mos ta ketë mposhtur atë All-llahu xh.sh. Më dëgjoni gjersa unë e dëgjoj All-llahun xh.sh. dhe të dërguarin e Tij, e nëse unë nuk e dëgjoj, atëherë mos më dëgjoni edhe ju mua. Ngrituni për namaz, All-llahu ju mëshiroftë".
Pas këtij fjalimi u priu Ebu Bekri njerëzve në namaz e pas namazi kthehet në shtëpinë e vet.
SHTETI ISLAM NË KOHËN E EBU BEKRIT
Muhammedi a.s. para vdekjes përgatiti një ushtri për në kufi të Sirisë dhe si komandant të saj e emëroi Usame ibën Zejdin, i cili edhe pse ishte i ri, ishte i aftë. Ndërkohë vdiq Muhammedi a.s. e ushtria ende nuk ishte nisur për në vendin e caktuar.
Pas vdekjes së Muhammedit a.s. filloi të ndryshojë gjendja në Gadishullin Arabik, për arsye se u paraqitën në skenë tre grupe njerëzish: në grupm e parë bënin pjesë ata që refuzonin dhënien e zekatit, duke menduar se zekati kishte qenë obligim gjersa ishte gjallë Muhammedi a.s., grupin e dytë e përbënin ata që e kishin pranuar Fenë Islame formalisht për qëllime tjera. Ata pretendonin se janë pejgamberë, e ndër ta më i rrezikshëm ka qenë Musejleme El-Kedh-Dhabi, i cili arriti të fitojë shumë ithtarë të vet pas vdekjes së Muhammedit a.s. Kurse në grupin e tretë bëjnë pjesë shumë fise tjera arabe të cilat hoqën dorë nga Feja Islame, pasi që rishtazi kishin ardhë në Fenë Islame, sa për sy e faqe.
Duke parë gjendjen e acaruar, shokët i propozuan Ebu Bekrit r.a. që ushtria e përgatitur për në kufi të Sirisë të mbetet brenda në Medine, njëherit edhe komandanti i saj të zëvendësohet me një tjetër i cili do të jetë më i vjetër se Usamja. Mirëpo Ebu Bekri i rrefuzoi të dy propozimet dhe për këtë të fundit tha: „(Si mundet) që Muhammedi a.s. ta emërojë e Ebu Bekri ta largojë"!? Para se të niset ushtria e përgatitur për në Siri, Ebu Bekri i këshilloi ushtarët duke iu thënë: „Mos e theni besën e dhënë, e mos detyroni kend në fe. Mos bëni kërdi në të vrarët e as mos i vritni fëmijët, gratë dhe pleqtë. Mos i pritni drunjtë dhe mos i digjni të mbjellurat. Mos i therni delet, gjedhet e devet, përveç sa keni nevojë për ushqim. Do të kaloni pranë disave, të cilët janë të vetmuar në banesat e tyre, leni të qetë ata dhe atë që ata e meritojnë ".
Pasi që Ebu Bekri iu dha fund luftërave kundër renegatëve (murtedëve), i dha urdhër komandantit suprem të ushtrisë muslimane, Halid b. Velidit që t'i shpallë luftë Persisë për të çlimar fisin arab Menadhire i cili ishte nën sundimin persian. Pasi që arriti Halidi në kufirin e Irakut, i dërgoi letër mëkëmbësit persian, Hormuzit, në të cilën i tha: „Prano Islamin të shpëtosh. Nëse jo, atëherë prano protektoratin e Shtetit Islam dhe paguaj tatimin, e nëse edhe këtë nuk e pranon, atëherë mos mallko kend tjetër pos veten, sepse unë kam ardhur me një ushtri e cila e do vdekjen aq sa ju e doni jetën".
Hormuzi e filloi luftën me të cilën humbi shumë ushtarë. Sipas Taberiut, thuhet se numri i ushtarëve ka qenë afro 30 mijë vetë por edhe vet Hormuzi humbi jetën në dyluftim me Halid b. Velidin.
Pasi që ushtria e Hormuzit humbi luftën, i arriti në ndihmë ushtria persiane me të cilën u ndesh Halid b. Velidi dhe e fitoi. Në përleshjet e mëvonshme gjithnjë ngadhnjente ushtria muslimane, e më në fund u vendos në Hira dhe filloi rrethimm e saj. Banorët e Hirës kur panë fitoret e muslimanëve vendosën që të mos luftojnë, por të dorëzohen dhe të paguajnë tatim një shume prej 120.000 dirhem në vjet. Ky ishte tatimi i parë të cilin Shteti Islam e ka marrë prej dikujt.
Edhe disa vende tjera vepruan ashtu siç veproi Hira, por ushtria muslimane gjithnjë ngadhnjente. Përafërsisht me një ushtri të vogël në krahasim me atë të armikut, Halid b. Velidi arriti që për 14 muaj të përvetësojë në Irak luginën e lumit Eufrat.
Nën sundimin e bizantinëve jetonte fisi Gasanë. Ebu Bekri mendoi edhe për këta, andaj kah fundi i viti 12 pas Hixhretit (633 miladi), dërgoi kundër Bizantit katër ekspedita, gjithsejtë 36.000 ushtarë.
Ushtrisë së cilës i priu Amër b. Asi ia caktoi Palestinën, Jezit b. Sufjanit ia caktoi Damaskun, Ebu Ubejdes Humsin ndërsa Sherhabilit Trans Jordaninë.
Kur dëgjoi mbreti bizantin, Herakli, për amtjen e ushtrisë muslimane, formoi një ushtri të madhe dhe si komandant të saj caktoi vëllaun e vet Teodorin.
Me të dëgjuar komandantët e ushtrisë muslimane për përgatitjen ushtarake të Heraklit, i dërguan letër Amër b. Asit dhe e pyetën për mendimm e tij. Ai u skroi: „Mendimi im është të bashkoheni". I të njëjtit mendim ishte edhe vetë halifi, Ebu Bekër, i cili iu dha urdhër që të tubohen në Jermuk dhe aty ta falin namazin.
Në muajin sefer, muslimanët kërkuan ndihmë prej Ebu Bekrit, e ai i shkroi letër Halid b. Velidit që të niset me ushtrinë e tij ngadhnjimtare në drejtim të Sirisë. Ushtria muslimane u vendos në luginën e lumit Jermuk, e me të arritur Halid b. Velidi me ushtrmë e vet, e zgjodhën atë komandant të ushtrisë muslimane.
Halid b. Velidi e bashkoi tërë ushtrinë muslimane duke i këshilluar ata se vetëm në këtë mënyrë do të munden më lehtë të fitojnë armikun.
Ushtrinë e ndau në çeta, ashtu që në anën e djathte caktoi dhjetë çeta në krye të së cilave e emëroi Amër b. Asin, në anën e majtë po ashtu caktoi dhjetë çeta dhe si komandant të tyre e emëroi Jezi b. Sufjanin ndërsanë mes tyre caktoi tetëmbëdhjetë çeta në krye të së cilave e emëroi Ebu Ubejden.
Ushtria muslimane numëronte 40.000 ushtarë ndërsa pala kundërshtare numëronte katër herë më tepër se ushtria muslimane.
Njëri prej ushtarëve iu drejtua Halid b. Velidit me këto fjalë: „Sa shumë janë bizantinët e sa pak janë muslimanët", Halidi i tha: „Sa pak janë bizantmët e sa shumë janë muslimanët, sepse ushtarët shtohen me fitore kurse pakohen me disfatë".
Më 21 të muajit Xhemadel Ahir të vitit 634 u ndeshën dy ushtritë. Përleshja zgjati plot një ditë e një natë në të cilën ngadhnjeu ushtria muslimane edhe pse bizantinët ishin në numër më shumë. Prej palës muslimane ranë dëshmorë - shehidë arfo 3.000 vetë. Ndërsa prej armikut, sipas Taberiut ranë 12.000 vetë, në mesin e të cilëve u vra edhe komandanti i tyre Teodori.
Kur dëgjoi Herakli për disfatën e ushtrisë së vet, tha: „Lamtumirë për jetë Siri".
Gjersa ishte ende duke u zhvilluar beteja, nga Medinja vjen lajmi për vdekjen e Ebu Bekrit dhe për zgjedhjen e Umerit r.a. për halif.
EBU BEKËR
(r.a.)
Ebu Bekri është Abdull-llah ibën Ebi Kuhafe Et-tejmi. Llagapin Ebu Bekër e mori për atë shkak se ka qenë i pari prej burrave që ka pranuar Fenë Islame. Më vonë, Muhammedi a.s. i dha edhe llagapin Es-Siddik që do të thotë dashamirë i së vërtetës, i sinqertë.
Imam Sujuti thotë se Ebu Bekri r.a. ka lindur dy vjet pas Muhammedit a.s. dha ka vdekë në moshën 63 vjeçare. U rrit në Mekkë nga e cila nuk largohej përveç se për çështje tregtare. Ka qenë tregtar i mirë, por me përqafimin e Fesë Islame me tregti fitonte aq sa i nevojitej për nevojat familjare. Ndërsa për hirë të Fesë Islame ka shpërndarë gjithë pasurinë e vet.
Ebu Bekri r.a. ka qenë shoku i pandarë i Muhammedit a.s. e në mungesë të Muhammedit a.s. e ka zavendësuar atë në namaz. Kështu ngjau edhe kur u sëmurë Muhammedi a.s. para tramsferimit të tij në Botën tjetër - Ahiret.
Ebu Bekri ka qenë ai që e shoqëroi Muhammedin a.s. në rrugë për në Medine dhe në shpellën e kodrës Thevër. Për këtë gjë All-llahu xh.sh. Në Kur'anin Famëlartë, thotë: „Atëherë me të ishte vetëm shoku i tij, kur ishin të dy në shpellë dhe kur i tha shokut të vet: „Mos u brengos, All-llahu është me ne! Andaj All-llahu e qetësoi atë" (IX,40).
Të gjithë tradicionalistët janë të mendimit se njerëzit më të mirë pas Muhammedit a.s. kanë qenë: Ebu Bekri, Umeri, Othmani dhe Aliu r.a.
VLERAT E RELIGJIONIT NA URDHËROJNË QË TË MBROJMË ATA QË KANË NEVOJË DHE JETIMËT
Të ndershmit dhe të pasurit nga ju, të mos betohen se nuk do t'u, japin të afërmve, të varfërve dhe atyre që për hir të All-llahut lanë vendlindje e tyre, po le t'ua falin (gabimin) dhe mos t'ua zënë për të madhe. A nuk dëshironi që All-llahu t'u falë. All-llahu falë dhe mëshiron shumë.
(Surja Nur: 22)
Sot, varfëria nuk është problem i kufizuar vetëm në disa vende. Agjenda botërore është e dominuar nga fëmijtë që jetojnë duke mbledhur mbeturina, që kalojnë netët e ftohta jashtë në rrugë edhe që bëjnë punë të rrezikshme, duke rrezikuar jetërat e tyre, e që si kundërshpërbilm marrin pak para. Prandaj, pjesa më e madhe e botës nuk është e sigurtë nga vdekjet e fëmijëve që vuajnë nga mosushqyeshmëria dhe probleme të tjera që lidhen me varfërinë.
Vetëm statistikat mbi varfërinë dhe fëmijtë e rrugëve shpalosin dimensionet serioze të situatës.
Në vitin 1982, UNESCO raportoi 200,000 fëmijë të rrugëve në Stamboll, 10,000 në Bogota, dhe 2 milionë në Rio de Zhaneiro. Në Afrikë, kjo e dhënë vlerësohet të jetë 5 milionë dhe është në rritje. Zhvendosjet civile dhe luftërat, mungesat, Sida dhe urbanizimi i shpejtë janë faktorët që e ngrisin numrin e fëmijëve të rrugës. Në tërë botën, 30 deri në 70 milionë fëmijë të rrugëve janë pastrehë për çdo natë.5
Në Amerikë, shkalla e varfërisë së fëmijëve të mitur është rritur me një shpejtësi alarmante. Ndërmjet viteve 1979 dhe 1994, numri i fëmijëve nën moshën 6 vjeçare që jetonin në varfëri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u rrit nga 3.5 milionë në 6.1 milionë. Në vitin 1994 gati gjysma e të gjithë fëmijëve nën moshën 6 vjeçare jetonin në familje të varfëra ose pothuajse të varfëra. Si shtesë ndaj 6.1 milionë fëmijëve të mitur që jetonin në varfëri, 4.8 milionë fëmijë të tjerë jetonin skaj nivelit të varfërisë.6
Siç sygjerojnë statistikat e mësipërme, as bota e zhvilluar nuk është imune ndaj varfërisë. Papunësia nga rënja ekonomike dhe pamjaftueshëmria e sistemeve të sigurisë sociale janë, në një masë të madhe, përgjegjëse për këtë varfëri.
Vlerat e Kurani e të Sunnah, sidoqoftë, kërkojnë mbrojtjen e të vrafërve dhe atyre që kanë nevojë. Ka shumë hadithe të të dërguarit të Allahut, profetit Muhamed (paqja qoftë mbi të) që urdhërojnë besimtarët që të mbrojnë të varfërit. Një nga to thotë kështu:
Duani të varfërit dhe qëndroni afër tyre. Nëse i doni, Allah do t’ju dojë juve. Nëse ju kujdeseni për ta, Allahu do të kujdeset për ju. Nëse i vishni, Allahu do t’ju veshë juve. Nëse i ushqeni, Allahu do t’ju ushqejë juve. Allahu do të jetë zemërgjerë, nëse ju jeni zemërgjerë.
Në vendet ish socialsite ne shohim një dimension tjetër të varfërisë: pavarësisht nga kushtet e veçanta, standardet jetësore të pothuaj të gjithë individëve janë të ulëta, ndryshe nga vendet e zhvilluara dhe ato të treta. Në këto vende, ka një varfëri të përgjithshme që ndikon në tërë popullsinë. Pasojat e varfërisë kanë një ndikim të përgjithshëm ndaj gjithë vendit. Për shembull, infrastrukltura e qyteteve dhe sistemet e sigurisë sociale janë dëshmuar të jenë joadekuate. Ushqimi është i pamjaftueshëm. Për ndryshim nga shumë vende, madje edhe nëse mund ta sigurosh, ushqimi dhe të mirat e tjera nuk janë në dispozicion nëpër tregje.
…Dhe të pyesin ty për bonjakët. Thuaj: “Po t'i ndihmoni në punët e tyre është më mirë, e nëse i përzieni (pasurin e tyre me tuajën), ata janë vëllezërit tuaj. All-llahu di të dallojë qëllimkeqin nga qëllimmiri. E sikur të dëshironte All-llahu do t'ju rëndojë. All-llahu është më i fuqishëm, më i urti
(Surja al-Bekare: 220)
Është e mundshme të numërojmë shumë arsye që mund të llogariten si shkaktarë për varfërinë. Sidoqoftë, do të ishte shumë më e dobishme të diskutojmë ndikimin e varfërisë në shoqëri dhe mënyrat për ta çrrënjosur atë. Në kapitujt vijues, jemi marrë me problemet që lidhen me varfërinë në nën-tema të veçanta.
Dhe jepi çdo të afërmi të drejtën që i takon, edhe të varfërit, edhe atij në kurbet, po mos shpenzo tepër e pa rrugë. (Surja Isra': 26)
Sot, mijëra njerëz flejnë në rrugë. Nëse secili vepron me ndërgjegje, kjo varfëri do të përfundojë. Asnjë nuk ka të drejtë për të mohuar përgjegjësinë, duke thënë, "A jam unë ai që duhet ndihmuar?"
Efekti destruktiv I varfërisë në shoqëri
Pa dyshim, prej pasojave të varfërisë më së shumti vuajnë fëmijtë. Fëmijtë e varfër, veçanërisht ata të pastrehë shpesh largohen nga shkollat publike sepse nuk kanë adresë të përhershme, dëshmi për moshën dhe të dhëna për imunizim. Shumë vështirë gjejnë ushqim për të ngrënë. Shpesh, ata detyrohen që të punojnë në kushte të vështira. Në disa vende, fëmijtë madje edhe shiten nga familjet e tyre në “vende pune” si skllevër.
Në pjesën më të madhe, këta fëmijë fitojnë pak para, në ambientet më të këqija shëndetësore që mund të imagjinohen, e të cilat mund të rezultojnë me vdekje. Popullsia e Indisë është 940 milionë dhe atje ka 44 -100 milionë fëmijë që punojnë -që është më shumë se numri total i fëmijëve punëtorë në pjesën tjetër të botës. Në Pakistan, një vend me popullsi prej 120 milionësh, ka rreth 8 milion fëmijë që punojnë. 8 Gjendja e keqe e fëmijëve të varfër nuk dallon në pjesën tjetër të botës.
Jo vetëm fëmijtë indianë bartin barrë të madhe. Në tërë botën, shumë njerëz kalojnë fëmijërinë duke punuar.
Në tërë botën ne e dijmë situatën e fëmijëve nën moshë të cilët janë të detyruar të punojnë, dhe kushtet e rënda që i kanë ata në vendet e punës. Sidoqoftë, përkundër kësaj, në vend se këtyre fëmijëve t’u jipen shërbimet sociale dhe përkrahja arsimore, që janë aq esenciale për zhvillimin e tyre, këto vende janë të brengosura për konkurrencën e ekonomive të tyre nga produktet e lira të prodhuara nga fuqia punëtore e fëmijëve. Në takimet e tyre, ata madje diskutojnë se si të ngrisin konkurrencën dhe jo se si t’i mbrojnë këta fëmijë.9
Shumë vende në botë ndajnë pjesë të rëndësishme të buxhetit për mbrojtje. India dhe Pakistani, vende ku arsimimi, shëndeti e industria kërkojnë një reformë urgjente, nuk bëjnë ndonjë përjashtim. Fjala vjen, Pakistani ndan 60% të buxhetit të vet në armatim dhe shpenzime të mbrojtjes. Fakti që shumica e publikut është e dëmtuar nga varfëria, nuk e ndryshon situatën në Pakistan. Shpenzimet e armatimit nuklear në SHBA janë 35 miliardë dollarë në vit. Nga viti 1946, viti kur ishin inicuar programet lidhur me bombën atomike, e deri në vitin 1996, qenë shpenzuar gati 5.5 trilionë dollarë.10
Pa dyshim, këto buxhete të ndara për mbrojtje e armatim mund të ofrohen për të sjellë ndihmë në zgjidhjen e problemeve për njerëzit e goditur nga varfëria. Sidoqoftë, përkundër faktit që në shënjestër janë jetërat e fëmijëve të vegjël, shqetësimet politike dhe kalkulimet e interesit vetjake kanë vështirësuar për një kohë të gjatë zhvillimet e zgjidhjeve të duhura për këto probleme.
Një pikë këtu, kërkon vëmendje të veçantë: nën kushtet vijuese, shpenzimet për mbijetesë janë të pashmangshme. Meqenëse mosbesimi sjell më shumë konflikte, kaos, mizori e dhunë, duket se këto probleme do të vazhdojnë. Sëkëndejmi, vendi duhet të mbështet në mbrojtjen e vet që të mbajë ekzistenën.
Fëmijtë do të detyrohen të punojnë përderisa njerëzit nuk do të mësojnë urtësinë dhe ndërgjegjen që sjell Kurani.
Sidoqoftë, mjerimi është kudo. Është e qartë se të përhapurit e fjalimeve lidhur me problemet nuk do të ofrojë zgjidhje. Por as të anashkaluarit e thjeshtë të lypësve apo dhënja e lëmoshës. Koordinimi i programeve të rregullta që adresojnë nevojat e edukimit, shëndetësor, strehimit dhe veshmbathjes së njerëzve të varfër është esencial.
Megjithatë, kjo është e mundshme vetëm kur njerëzit të zhvillojnë ndjeshmëmrinë dhe kur të jetojnë sipas Kuranit. Sërish, vlerat e Kuranit do të sigurojnë një ambient paqësor që do t’I bëj vendet mjaft të ndjeshme sa për të mos shkelur të drejtat e vendeve të tjera. Rrjedhimisht, shpenzimet e mbrojtjes mund të kufizohen dhe burimet e ndara për këtë mund të investohen në fushat përkatëse për të siguruar mirëqenje, paqe e edukim kualitativ për publikun.
Sigurisht që shpenzimet e mbrojtjes janë vetëm një shembull. Mund të ofrohen shumë zgjidhje të tjera të ngjashme. Sikur edhe në të gjitha çështjet e tjera, është esenciale të shihet se zgjidhjet gjenden në të jetuarit sipas Kuranit e Sunetit. Kjo për arsyen se vetëm një person i pajisur me vlerat e Kuranit e të Sunetit mund t’i japë pjesën e vet të bukës nevojtarit ose jetimit, edhe kur ai për veten e vet, është i uritur. Në të njëjtën kohë, ai person është personi që nuk u ofron të tjerëve gjërat që nuk i do për vete, dhe ai është i vetmi që u ofron ndihmë pa kërkuar asgjë si kundërshpërblim. Në Suren Nur, Allahu shpjegon se si duhet të sillen njerëzit e pasur:
Të ndershmit dhe të pasurit nga ju, të mos betohen se nuk do t'u, japin të afërmve, të varfërve dhe atyre që për hir të All-llahut lanë vendlindje e tyre, po le t'ua falin (gabimin) dhe mos t'ua zënë për të madhe. A nuk dëshironi që All-llahu t'u falë. All-llahu falë dhe mëshiron shumë. (Surja an-Nur: 22)
Pakistani dhe India janë vetëm dy nga vendet ku shumica e njerëzve janë mallkuar nga varfëria.
Në Kuran, Allahu na shpjegon se si duhet të pasurit t’i qasen nevojave të të varfërve. Fjala vjen, Allahu thotë se një pjesë e pasurisë së të pasurve i takon të varfërve. Allahu thotë se disa njerëz nuk e bëjnë publike varfërinë e tyre dhe se të drejtat e këtyre njerëzve duhet të mbrohen:
Dhe në pasurinë e tyre kishin përcaktuar të drejtë për lypësin dhe për të ngratin (që ka nevojë por nuk lyp). (Surja Dharijat: 19).
(jepni) për të varfërit që janë të angazhuar në rrugën e All-llahut dhe nuk kanë mundësi të gjallërojnë me tokë, duke qenë se ata nuk lypin, prandaj ai që nuk e di gjendjen e tyre mendon se ata janë të pasur. Ata i njeh nga vetë pamja e tyre (të rraskapitur), por nuk kërkojnë e as nuk i mërzitin njerëzit. Pra çkado që të jepni nga pasuria, s'ka dyshim se atë All-llahu e di shumë mirë. (Surja Bekare: 273)